Protesta për Klodian Rashën ka nisur pak minuta më parë. Protestuesit nga Kryeministria u drejtuan për te Drejtoria e Policisë.
Sapo u grumbulluan, policia hodhi gaz lotsjellës duke i shpërndarë.
Protestës iu bashkuan edhe prindër, ndryshe nga ditët e tjera ku kishte më së shumti të rinj.
Pas goditjes më gaz lotsjellës protestuesit u fshehën në hyrje pallatesh, por policia i ndali dhe shoqëroi në komisariat disa prej tyre.
Policia hodhi edhe dje gaz lotsjellës, sprej djegës dhe ujë me presion.
Protestuesit duket se i janë përgjigjur duke u ndarë në grupe e duke protestuar në zona të ndryshme.
Ata kanë protestuar tek Ministria e Brendshme, Kryeministria, Drejtoria e Policisë, ish-Blloku dhe sheshi Skëndërbe.