Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Uilliam Bar do të largohet nga detyra përpara Krishtlindjeve, ka njoftuar presidenti Donald Tramp.
Tramp publikoi në Twitter letrën e dorëheqjes së Barr duke shkruar:
“Marrëdhënia jonë ka qenë një marrëdhënie shumë e mirë, ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme!”
Mandati i prokurorit Barr do të mbaronte në 20 Janar, kur Tramp lë detyrën si president.
Por largimi i parakohshëm ishte parashikuar pasi ai kundërshtoi pretendimet pa prova të Tramp për zgjedhje të manipuluara.
Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Xhef Rozen do të shërbejë si Prokuror i Përgjithshëm në detyrë, njoftoi Tramp.
Dorëheqja e Barr, vjen pasi Kolegji Zgjedhor konfirmoi fitoren e Xho Bajden në zgjedhjet presidenciale.