Cakaj takim me komisionerin e zgjerimit Varhelyi për sigurimin e vaksinës Covid-19

Nga Exit News
Cakaj takim me komisionerin e zgjerimit Varhelyi për sigurimin e vaksinës Covid-19

Zëvendës ministri i jashtëm, Gent Cakaj zhvilloi takim me komisionerin e zgjerimit Oliver Varhelyi.

Përmes një postimi në Facebook, Cakaj njoftoi se tema e bisedës me komisionerin Varheliy ishte sigurimi i vaksinës Covid-19 në të njëjtën kohë me vendet e Bashkimit Europian.

“Këtë ditë e filluam me një takim shumë të vyer me Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Olivér Várhelyi!

Biseduam për mundësinë që vendet e Ballkanit Perëndimor të sigurojnë vaksinën kundër #COVID19 në të njëjtën kohë si vendet e Bashkimit Evropian.”

Cakaj deklaroi se “kërkuam Komisionerit që politika e vaksinimit e BE-së të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri.”

Ndërkohë komisioneri Varhelyi deklaroi se BE po përgatit fondet për të siguruar vaksinat për Ballkanin Perëndimor.

Në një postim në Twitter, ai shkruan:

“Ne jemi duke punuar për të siguruar që vaksinat COVID19 do t’u vihen në dispozicion vendeve të  Ballkanit Perëndimor sa më shpejt të jetë e mundur. Gjatë pandemisë në qëndrojmë përkrah vendeve të Ballkanit Perëndimor, e ardhmja e të cilëve është në BE. Dhe ne qëndrojmë pranë partnerëve tanë në lagje dhe më gjerë – ne mund ta kapërcejmë pandeminë vetëm së bashku”

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>