Kosova ka reaguar të shtunën pas deklaratës së Vuçiçit, i cili tha se Serbia nuk do e njohë Kosovën seri në 2022, duke ngritur dy hipoteza.
Për ministren e Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, deklarata e Vuçiçit ngre dy çështje përjashtuese.
Sipas saj ajo deklaratë nënkupton se “Serbia të përjashtojë veten nga dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian deri më 2022” ose “ndërmjetësuesi beson që ‘normalizimi i plotë’ nuk nënkupton domosdoshmërish njohje reciproke”, shkroi ajo në llogarinë e saj në Twitter.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi të premten se nuk do të ketë njohje të Kosovës deri në vitin 2022.
Në një intervistë televizionin serb TV Prva, Vuçiç është shprehur se pas këtij viti do të jetë populli që do të vendosë.
Ai shtoi se në Perëndim të gjithë e njohin pavarësinë e Kosovës, duke theksuar se qëndrimi i SHBA-ve nuk ndryshon në lidhje me këtë çështje.
Ndërkohë të shtunën kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se Kosova nuk do të pranojë asnjë marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke.
Marsi i viti të ardhshëm është 10 vjetori i nisjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Tashmë ajo po ndërmjetësohet nga BE-ja, ndërsa në 4 shtator u arrit marrëveshja mes ty për normalizimin e raporteve ekonomike.