Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj tha, të premten, gjatë një vizitë në Maminas se qeveria ndërmori të gjitha masat për të prekurit nga tërmeti.
Ai vizitoi të premten dy familje, të cilave iu është ndërtuar shtëpia e re.
“E di që nuk e keni besuar se shteti do ua ndërtojë shtëpinë. Mirëpo, ne kemi përballuar edhe pandeminë, edhe tërmetin. Ta gëzoni shtëpinë dhe të jeni mirë. Gëzuar festat”, tha Ahmetaj.
Ndërkohë kryeministri Rama njoftoi në Facebook se në të gjithë bashkinë Shijak do të ndërtohen 567 banesa individuale.
“Ndërsa këtë javë miratuam edhe vendimin për 85 familje, që do të trajtohen me pagesë në dorë për rindërtimin e shtëpive të tyre, të cilat për arsye objektive nuk mund të rindërtohen aty ku u shembën”, shkroi Rama.