Lidhja Demokratike e Kosovës mblodhi të shtunën kryesinë rreth orës 10:00.
Në mbledhje u diskutua për zhvillimet e fundit në vend pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e qeverisë Hoti.
Pas mbledhjes Ismet Beqiri nga LDK nuk tregoi emrin e kandidatin për kryeministër por tha se “ka emra sa të duash”.
Nënkryetari i partisë, Agim Veliu, u shpreh për mediat se s’kanë diskutuar për emra, por për t’u përgatitur për zgjedhje.
Ai tha se në mbledhje u diskutua për kriteret që duhet të kenë kandidatët për kryeministër dhe deputetë.
Ndërsa Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi tha se po punojnë që të rrisin votat.
Abrashi në një deklaratë për media kundërshtoi sondazhet e fundit të publikuara, ku LDK dilte parti e tretë me pak përqindje.
Më 2019, LDK-ja doli partia e dytë në vend me 206 mijë e 516 vota. E para doli VV me 221 mijë vota.
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli votën e deputetit Etem Arifi për qeverinë Hoti të pavlefshme.
Vota e tij ishte vendimtare në formimin e qeverisë aktuale, i cili mori vetëm 61 vota në parlamentin me 120 vende, numri minimal i votave të kërkuara