Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka pranuar ftesën e Nismën Social Demokrate për koalicion në zgjedhje.
Kryetari i partisë Nisma në Kosovë, Fatmir Limaj tha të martën se partia e tij po diskuton mundësinë për një koalicion parazgjedhor me PDK.
Dega e PDK-së në Malishevë, që është vendlindja e kreut të Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, e kundërshtoi mundësinë e koalicionit.
PDK e cilësoi Limajn si politikan “pa moral”. Dega e PDK në Malishevë është shprehur se Limaj e ka sulmuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Sipas PDK ai ka “shpifur dhe duke sulmuar të gjithë ata që përkrahnin mendimet e tyre”.
Sipas PDK, Fatmir Limaj nuk ka asnjë shpresë për të shpëtuar politikisht dhe prandaj “po përpëlitet duke u munduar që shpëtimin ta gjejë në emër të Hashim Thaçit e Kadri Veselit, si dhe nën logon e PDK-së”.
Fatmir Limaj themeloi Nismën Social Demokrate pasi u nda nga PDK-ja.
Pas ndarjes Nisma u bashkua një herë me PDK në koalicionin PAN, ku ishte pjesë dhe AAK e Ramush Haradinaj.