Kosova ndihmon Kroacinë me 100 mijë euro

Nga Exit News
Kosova ndihmon Kroacinë me 100 mijë euro

Qeveria e Kosovës dhuroi 100 mijë euro për Kroacinë, e cila u godit nga një tërmet pak ditë më parë.

“Me këtë vendim, Qeveria e Republikës së Kosovës, rreshtohet përkrah shteteve solidare të cilat po e ndihmojnë Republikën e Kroacisë, në sanimin e dëmeve që ka shkaktuar tërmeti”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Kosova është e gatshme të ndihmojë Kroacinë në tejkalim të situatës së rëndë me të cilën po përballet, njofton qeveria e Kosovës.

Po ashtu, Shqipëria lajmëroi se do t’i dhurojë 250 mijë euro Kroacisë pas tërmetit të 29 dhjetorit.

Një tërmet i fortë, rreth 6,3 ballë,  goditi Kroacinë qendrore, duke shkaktuar dhjetra të plagosur, 7 viktima dhe dëme të konsiderueshme në ndërtesat në Petrinja, një qytet në juglindje të Zagrebit.

Tërmeti u ndje në të gjithë Kroacinë, si dhe në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinën fqinje dhe deri në Graz, në jug të Austrisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>