Silva Bino: Ata që e kanë kaluar COVID nuk kanë imunitet, të vaksinohen

Nga Exit News
Silva Bino: Ata që e kanë kaluar COVID nuk kanë imunitet, të vaksinohen

Shefja e Departamentit të Epidemiolgjisë pranë ISHP, Dr. Silva Bino ka deklaruar se personat që kanë kaluar COVID duhet të vaksinohen pasi nuk kanë imunitet.

Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, Bino tha se nuk ka ende të dhëna se sa zgjasin antitrupat dhe nëse janë në nivel të konsiderueshëm.

E vetmja e dhënë, shtoi ajo, që është evidentuar është fakti që nuk kemi raste riinfektimesh vetëm brenda 3 muajsh nga kalimi i Covid.

“Vaksina bëhet edhe kur e ke kaluar Covidin, nuk ka asnjë problem. Përse bëhet kjo? E para, shumë persona që kanë kaluar Covid nuk kanë nivel të konsiderueshëm antikorpesh, të trupave mbrojtës. Nga ana tjetër, ne nuk e dimë se sa mbrojtës janë këto kundërtrupa që ne i masim gjatë testimeve serologjike. I vetmi rezultat që kemi, është që nuk kemi riinfektim brenda 3 muajsh që kemi kaluar Covid. Mund ta bësh vaksinën nuk ka asnjë lloj problemi, por mund ta shtymë nëse je brenda 3 muajsh nga kalimi i Covid. Edhe personat që e kanë kaluar Covidin nuk kanë imunitet. Është evidentuar. Janë njëlloj me ata që nuk e kanë kaluar Covidin”

Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo bëri e para vaksinën anti-Covid, mesditën e së hënës dhe pas saj kryeministri Rama.

Fillimisht do të vaksinohen mjekët dhe infermierët të spitaleve Covid dhe që janë në vijën e parë ë luftës me koronavirusin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>