BE e revoltuar me Pfizerin: Po ngadalëson shpërndarjen e vaksinave

Nga Exit News
BE e revoltuar me Pfizerin: Po ngadalëson shpërndarjen e vaksinave

Shumë vende europiane po marrin më pak dërgesa vaksinash anti-Covid nga Pfizeri, pasi kompania amerikane ka ngadalësuar dërgesat.

Suedia, Danimarka, Finlanda, Lituania, Letonia dhe Estonia e quajtën situatën “të papranueshme” dhe e paralajmëruan Pfizerin se po “ul besueshmërinë e procesit të vaksinimit”. Vendet i kërkuan BE-së të ushtrojë presion mbi kompanitë Pfizer-BioNTech për të shtuar prodhimin.

Pfizer tha se dërgesat e reduktuara janë thjesht një çështje e përkohshme.

Në një deklaratë të premten, kompania tha se dërgesat po ndikohen nga ndryshimet në proceset e prodhimit të bëra për të rritur prodhimin. “Megjithëse kjo do të ndikojë përkohësisht në dërgesat në fund të janarit deri në fillim të shkurtit, ky proces do të sigurojë një rritje të konsiderueshme në doza të disponueshme për pacientët në fund të shkurtit dhe marsit.”

Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen tha se ajo ishte siguruar nga shefi ekzekutiv i Pfizerit se të gjitha porositë e planifikuara për shpërndarjen në tremujorin e parë të vitit do të mbërrinin në kohë.

Por rreth një e treta e 27 qeverive të BE-së kanë raportuar se kishin doza “të pamjaftueshme” të vaksinave.

Lituania tha se do të merrte vetëm gjysmën e dozave të vaksinës Pfizer që kishte porositur deri në mes të shkurtit.

Po ashtu Belgjika tha se priste të merrte rreth gjysmën e dozave të planifikuara në janar.

Kanadaja është prekur gjithashtu nga vendimi i Pfizerit, sepse furnizimet e saj të vaksinave vijnë nga një fabrikë e Pfizerit në Belgjikë.

BE ka aprovuar gjithashtu vaksinën e prodhuar nga kompania amerikane Moderna, kështu që vendet e BE-së nuk varen plotësisht nga vaksina nga Pfizer/BioNTech.

Ndërsa me vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech, në vendet e Bashkimit Europian vaksinimi ka nisur në 27 dhjetor.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>