Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj deklaroi, të shtunën, se vaksinimi në Kosovë mund të nisë më herët nga sa ishte planifikuar.
Në një intervistë për ABC News, Zemaj tha se qeveria po punon për të sjellë sa më parë në vend dërgesën e parë të vaksina dhe për të nisur vaksinimin para shkurtit.
Zemaj bëri dhe një përmbledhje të dozave të vaksinës që ka siguruar në parik Kosovë:
“Kemi siguruar 500 mijë doza nga Pfizer dhe 35 mijë paraprakisht që do të vijnë.
Lemi dy linja të tjera të komunikimit zyrtar, një është përmes Covax që ofrohet falas 720 mijë dhe një përmes shtetit mik, Austrisë.
Mund të them se vaksinimi në Kosovë mund të konkludojë që ne mund të fillojmë vaksinimin shumë herët se ne kemi deklaruar.”
Ministri u shpreh i kënaqur me menaxhimin e pandemisë në vend pavarësisht vështirësive fillestare:
“Kishim pak respiratorë, sot kemi rezervë. Po ashtu edhe ngritja e kapaciteteve testuese që sot mund të bëhet në masë. Pra është diçka e mirë që arritëm ta sillnim menaxhimin e situatës epidemiologjike këtu.”
Kosova ka siguruar një marrëveshje me Pfizerin për 535 mijë doza, të cilat fillimisht u thanë se do të vinin në shkurt.
Po ashtu kryeministri Rama ka premtuar se do të dërgojë në Kosovë vaksina për mjekët e spitalin infektiv të Prishtinës.
Me nisjen e procesit, të parët që do të vaksinohen janë stafi mjekësor, personat mbi 65 vjeç dhe personat me sëmundje kronike.