Rama: Doja ta publikoja kontratën me Pfizerin, por nuk e lejon kompania

Nga Exit News
Rama: Doja ta publikoja kontratën me Pfizerin, por nuk e lejon kompania

Kryeministri Rama justifikoi, të martën, vendimin e qeverisë për të mos bërë publike kontratën me kompaninë Pfizer për blerjen e vaksinave anti-Covid.

Në një konferencë për shtyp me gazetarët, Rama u shpreh:

“Kontrata me Pfizer është e mbrojtur në të gjithë botën nga sekreti tregtar. 

As në Gjermani, Francë, Angli nuk është publike.

Unë këtë gjë nuk e dija, thashë se do ta bëja publike kur të shkonte në kuvend. Më thanë se bën dot se mbulohet nga sekreti tregtar.

Kaq e thjeshtë është. Si në gjithë botën.”

Kryeministri theksoi se konfidencialiteti i kontratës nuk ka të bëjë me çmimin e vaksinës sepse ai është i njëjtë në gjithë botën:

“Paratë që do paguhen për Pfizerin nuk mbulon nga sekreti. Ato mund t’i shikoni.

Sekreti nuk ka të bëjë me çmimin, por është modalitet i kontratës.”

Rama ftoi gazetarët të gjenin një vend tjetër që e ka bërë publike kontratën me Pfizerin:

“Nëse gjeni një vend në BE që e ka bërë publike, ne do të bëhemi vendi i dytë që do ta bëjmë publike këtë kontratë.”

Në 14 janar, qeveria miratoi me akt normativ, marrëveshjen me kompaninë Pfizer për vaksinat anti-COVID, por ka vendosur që ajo të mos bëhet publike ‘për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës’ së kompanisë.

Shqipëria ka porositur 500 mijë doza të vaksinës së Pfizerit, një pjesë e së cilave pritet të vijë këtë javë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>