Federata Shqiptare e Futbollit i kërkoi Ministrisë së Shëndetësisë të paguajë qira për përdorimin e stadiumin të Air Albania për procesin e vaksinimit.
Sipas mediave, arsyeja e kësaj kërkese është kostoja e mirëmbajtjes së stadiumit gjatë kësaj periudhe.
Gjithashtu mediat raportojnë se ministria ka premtuar lirimin e stadiumit përpara datës 28 mars, pasi ekipi kombëtar i futbollit ka ndeshje kundër Anglisë për eliminatoret e Botërorit.
Që prej 11 janarit ka nisur vaksinimi i stafit mjekësor në Shqipëri. Vaksinimi po bëhet në ambjentet e stadiumit Air Albania.
Të parët u vaksinuan Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo, kryeministri Edi Rama dhe mjekët e spitalit Infektiv dhe Sanatorium, të cilët po shërbejnë si spitale Covid.