Vaksina e kompanisë amerikane Johnson&Johnson është 66 për qind efektive në krijimin e antitrupave kundër Covid-19.
Njoftimi u bë nga vetë kompania, në përfundim të testimeve në grupe të mëdha qytetarësh në gjithë botën.
Në testimet e bëra në Amerikë, vaksina rezultoi 85 përqind efektive kundër shenjave më të rënda të sëmundjes.
Kompania do të aplikojë për miratimin emergjent të përdorimit në Amerikë në fillim të shkurtit.
Vaksina e J&J pritet të jetë shumë e dobishme në ndalimin e pandemisë në gjithë botën sepse ndryshe nga vaksinat e tjera, ajo bëhet në një dozë. Kështu vaksinimi i popullsisë me të kërkon më pak kohë.
Nëse miratohet, vaksina e Johnson&Johson do të jetë e teta pas asaj të Pfizerit, AstraZenecas, Modernës, vaksinës ruse Sputnik, vaksinës kineze Sinovac Biotech, asaj indiane Covaxin dhe asaj britanike Novavax.