Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europain, Viola von Cramon i ka kërkuar partive politike të respektojnë vendimin e Gjykatës Supreme që përjashtoi sot përfundimisht Albin Kurtin nga kandidimi në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Eurodeputetja gjermane shkruan në Twitter se shpreson që partitë politike do të bëjnë një fushatë zgjedhore korrekte pas vendimit të Supremes.
Gjykata nuk ka lejuar kandidimin e Albin Kurtit, në zgjedhjet e 14 shkurtit duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të PZAP-së.
Sipas ligjit, ata persona që janë dënuar për një vepër penale në 3 vitet e fundit, nuk mund të kandidojnë për deputet.
Kurti është dënuar në vitin 2018 për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në 2015.