Kompania amerikane Johnson&Johnson ka aplikuar të enjten për të marrë autozimin e perdorimit emergjent të vaksinës së saj anti-Covid në Amerikë.
Aplikimi vjen pas ditë pasi u publikuan rezultatet e testimeve në grupe massive, të cilat treguan se vaksina është 66 për qind efektive në krijimin e antitrupave kundër Covid-19.
Në testimet e bëra në Amerikë, vaksina ishte 72 për qind efektive në parandalimin e infektimit.
Po ashtu, vaksina rezultoi 85 përqind efektive në parandalimin e simptomave të rënda tek qytetarët.
Vaksina e J&J pritet të jetë shumë e dobishme në ndalimin e pandemisë në gjithë botën sepse ndryshe nga vaksinat e tjera, ajo bëhet në një dozë. Kështu vaksinimi i popullsisë me të kërkon më pak kohë.
Po ashtu vaksina e J & J mund të mbahet në temperatura të larta në frigorifer për një periudhë më të gjatë se dy vaksinat e Pfizerit dhe Modernës, të cilat kërkojnë kushte specifike ruajtjeje.
Nëse miratohet, vaksina e Johnson&Johson do të jetë e teta pas asaj të Pfizerit, AstraZenecas, Modernës, vaksinës ruse Sputnik, vaksinës kineze Sinovac Biotech, asaj indiane Covaxin dhe asaj britanike Novavax.