Kryetari i PD-së Lulzim Basha prezantoi të mërkurën programin elektoral të turizmin. Basha premtoi se qeveria e tij do të:
- Do të rrisi kontributin nga 8 përqind në 10 përqind nga turizmi
- Do të dyfishojë vendet e punës nga 40 mijë ne 80 mijë
- Do të dyfishojë kapaciteteve akomoduese në sektorin e turizmit
- Do të lehtësojë procedurat për marrje leje për hotelet
- Rrisë kohëzgjatja e sezonit turizmit në mënyrë që të huajt të qëndrojnë më shumë
- Rrisë me 15 përqind numrin e turistëve në vend
- Invenstime në infrastrukurë ajrore, rrugore
- Invenstime në cilësinë e trasnportit ndërurban
- Invenstime në energji elektrike
- Do të përfitojë nga taksa e sheshtë, ulja e taksave tarifave vendore dhe ulja e çmimit të naftës
- Do të uli TVSH në 6 përqind për bizneset që operojnë në sektorin e turizmin
- Stimulimi i kërkesës turistike
Më herët, PD prezantoi programin elektoral të shëndetësisë, të ekonomisë, rinisë dhe arsimit.