Policia ka inspektuar të enjten linjat urbane ku ka gjobitur 283 qytetarë, nga të cilët 85 në Tiranë.
Ata janë gjobitur me 3 mijë lekë secili.
Gjatë një konference për shtyp të hënën, Rama lajmëroi rritjen e gjobave për bizneset dhe shtrëngimi e masave kufizuese për qytetarët që nuk zbatojnë masat kundër përhapjes së Covid-19.
Aktualisht në vend është në fuqi shtetrrethimi pas orës 20:00, mbajtja e maskës në ambjentet e brendshme dhe të jashtme, si dhe gjoba prej 1 milionë lek për bizneset që thyejnë këto masa.
Javën e fundit në vend u regjistruan mbi 1000 raste të infektuara në vend, duke shënuar shifra rekord që prej nisjes së pandemisë.