Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar Priti Patel, u ka kërkuar të enjten platformave të mediave sociale që të “marrin përgjegjësi” dhe të heqin informacionet e pavërteta mbi vaksinat.
Në një intervistë me Times të enjten, Patel tha se kompani si Facebook dhe Twitter kishin një “përgjegjësi shoqërore” për të mos botuar informacione të rreme.
Komentet e saj vijnë pas shqetësimeve në rritje, për një nivel më të lartë të skepticizmit mbi vaksinat.
Platformat “duhet të punojnë më shumë me ne për të hequr çdo gjë që është e pavërtetë dhe dezinformuese”, tha ajo.
“Informacioni që del drejtpërdrejt nga NHS është ende burimi më i besueshëm i informacionit për vaksinën, i cili është i shkëlqyeshëm,” shtoi ajo.
Të dielën Facebook tha se do të bllokojë më shumë postime që ndajnë informacione kundër vaksinimit ndaj COVID-19 në këtë platformë. Po ashtu të njëjtën gjë po bën edhe Instagram.