Mjeku kardiokirurg Edvin Prifti i pezulluar nga detyra pas hetimeve të SPAK sqaroi burimin e parave të gjetura nga SPAK në banesën e tij.
“S’kam fshehur asnjë gjë. Punoj privat dhe shtet. U befasova nga Prokuroria që kërkoi burg, kam operuar mijëra shqiptar”, tha mjeku Prifti i pranishëm në sallën e gjyqit në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit për t’u njohur me masën e sigurisë.
Ai u shpreh se ka punaur në Itali ku është paguar shumë mirë:
“Kam mbaruar me medalje ari, specializim në Siena dhe La Sapienca diplomimin si specialist në kardiokirurgji, punova në San Kamilo, doktoraturë La Sapienca, kam pasur të ardhura shumë të mira në Itali”.
Ndërsa avokati i tij, Henrik Ligori 220 mijë euro e gjetura në banesën e mjekut janë fituar nga çmimet ndërkombëtare. Ndërkohë Ligori e quajti arrestimin politik:
“Sot në seancë u njohëm me adresimin e masës për një krim hipotetik, për të cilin nuk ka provë, pse nuk u ndërhy në korrik të 2020 kur u bë operacioni, por 7 muaj më pas në vigjilje të fushatës. 220 mijë eurot të fituara nga çmimet ndërkombëtare”, tha Ligori.
Mjeku u kap gjatë hetimit të SPAK për gjyqtaren e Krujës Enkeleda Hoxha.