Ervin Mata do të gjykohet për kallëzim të rremë

Nga Exit News
Ervin Mata do të gjykohet për kallëzim të rremë

Gjykata e Tiranës do të gjykojë për kallëzim të rremë Ervin Matën, Ajax Boshnjakun, Geldo Hotin, Redi Popeskun dhe Fabio Allushin, për vrasjen e Fabian Gaxhës në zonën e ish-Bllokut.

Ndërkohë që Marviol Bilo do të gjykohet plagosje në kushtet e mbrojtjes ekstreme.

Në shkurt 2020, prokuroria dërgoi në gjykatë 4 të akuzuar për vrasjen e Fabian Gaxhës në zonën e ish-Bllokut, ku u përfshinë Ervin Mata, Marviol Bilo, Elion Hado dhe Ervis Martinaj.

Në dhjetor 2020, prokuroria mbylli hetimet për Marviol Bilon, i cili është ende në arrati.

Më 4 tetor 2018 pas një përplasje me armë në një lokal në zonën e ish-Bllokut, mbeti i vrarë Fabian Gaxha ndërsa u plagosën Elio Hado dhe Ervis Martinaj.

Ervis Martinaj akuzohet për krijim kushtesh për të kryer vrasjen, fshehje e të ardhurave, falsifikim pasaportash dhe organizim lojrash fati.

Ndërsa Hado akuzohet për vrasje të dy ose më shumë personave e mbetur në tentative, armëmbajtje pa leje dhe plagosje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>