Në muajin mars në vend do të mbërrijnë 40 mijë dozat e vaksinës Covid-19 të kompanisë Pfizer. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama në një deklaratë për median të enjten pas nisjes së procesit të vaksinimit në Vlorë.
Më 15 shkurt në vend mbërritën 7020 doza të vaksinë kundra koronavirusit të kompanisë Pfizer, duke e cuar numrin në total në 9165 doza të vaksinës Pfizer.
Vaksinimi në vend nisi me 11 janar, me 975 dozat e para, të cilat iu dhuruan Shqipërisë nga një shtet anonim. Më 1 shkurt, në vend mbërritën 1170 dozat e para nga 500 mijë dozat e dakordësuar mes qeverisë dhe Pfizerit.
Qeveria ka blerë 500 mijë doza nga Pfizer dhe do të marër dhuratë 360 mijë doza nga një vend mik, emri i të cilit mbahet sekret.