Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se në 8 vite nuk ka ulur TVSH-në për produktet ushqimore bazë.
“Rama ka premtuar heqjen e TVSH-së për produktet e shportës ushqimore. A e ka mbajtur këtë premtim? Përgjigjia jo! Pas tetë vitesh Rama ka hequr TVSH-në për jahtet, por jo për produktet e shportës”, shkroi Basha në rrjetet sociale.
Rama premtoi në 2013 se do të zerojë TVSH-në për miellin, bukën, qumështin dhe vezë.