Një 34-vjeçar u arrestua të dielën nga policia e Korçës për kalim të paligjshëm të 3 emigrantëve. Personi po transportonte 3 emigrantë sirianë me automjetin Audi, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Ai u arrestua në afërsi të fshatit Mborje, Korçë.
Shqipëria është kthyer në rrugë kalimi për emigrantët sirianë drejt vendeve të BE-së. Pavarësisht arrestimeve dhe rritjes së masavë të kontrollit të kufijve nga policia e BE-së sërish trafiku i emigrantëve nuk ndalon.
Exit News ka publikuar më parë një intervistë të një personi që ndihmonte të transportimin e emigrantëve nga Shqipëria drejt vendeve evropiane.