Vaksinimi i punonjësve shëndetësor do të përfundojë në mes të marsit, njoftoi Kryeministri Rama në një takim me gazetarët për prezantimin e arrtijeve ekonomike të qeverisë.
Rama u shpreh se pas vaksinimit të mjekëve dhe infermierëve do të nis edhe vaksinimi masiv i popullsisë. Ai nuk dha një datë se kur do të nisë vaksinimi masiv, por u shpreh se:
“Shumë shpejt do të fillojmë vaksinimin masiv, është çështje kohe shumë e shkurtë, jemi shumë afër dhe më vjen që nuk mund të them fjalën e fundit dhe mezi pres të the fjalën e fundit”.