Presidenti Ilir Meta të hënën ishte në zonën e Kombinatit në Tiranë me disa të rinj, duke marshuar. Nga andej ai dha mesazhe për 25 prillin duke thënë se më “25 prill , Shqipëria e shqiptarëve dhe kurrë e oligarkëve dhe mafies ndërkombëtare”.
Presidenti Ilir Meta prej disa ditësh është “përplasur” me kryeministrin Edi Rama.
“Rama zhvilloi fushatë mashtrimi orkestruar nga kryeoligarku i Shqipërisë, që të përjetësojë një sistem të gënjeshtërt në Vlorë dhe Shqipëri”, tha Meta.
Disa ditë më parë Kryeministri Rama akuzoi Presidentit se vizitonte fshehurazi Vlorën dhe se kishte bllokuar ndërtimin e rrugës së Selenicës.