
Kryeministri Edi Rama e përshkroi kryetarin e PD-së Lulzim Basha, si “një kukull në duart e gogolit, me mama dhinë tek dera”.
Në një intervistë në Facebook, nga Berati, Rama ju referua ish-kryetarit të PD-së Berisha si “gogol”, dhe kryetares së LSI-së Kryemadhi si “mama dhia”.
Ai u shpreh se opozita nuk i ka ofruar një alternativë të re vendit, por “alternativë për tu kthyer mbrapa dhe për t’i kaluar punët e shteti në duart e një katërshe që i ka pasur të gjitha mundësitë dhe nuk meriton besimin e shqiptarëve”.
Rama u shpreh se PD është “e njëjta familje politike ku madje, pjesa që e përfaqëson në një formë më besnike është eleminuar dhe ku është një mish mash i vërtet”.