Kryeministri Rama foli sërish në konferencën e së martës për kryetarët e partive aleate të PD-së.
“Nuk e di ndër ju, përfshirë edhe ata ndër ju që me të drejtën e tyre e kanë zemrën djathtas, por nuk e di cili është ai qytetar që e ka zemrën djathtas, që në Tiranë do dalë nga shtëpia të votojë Sali Berishën. Fatmir Mediu, lista e PD! Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule, dhe natyrisht Dezdemona Mesila Doda, Dash Shehi”, u shpreh Rama për gazetarët. Ndërsa i përshkroi ata kështu:
Dash Shehu ka marrë certifikatën në parcelën e PD-së.
Shpëtim Idrizi cohet në orën 2 të drekës dhe i buhafitur i sulet çamërisë në televizion dhe kërkon vende pëllumbash në administratë.
Vangjel Dule në Tiranë, për çfarë? Apo se nuk e voton njeri nga minoriteti as në Srandë e as në Himarë.
Pse e fut Vangjel Dulen? Apo për t’i thënë të djathtës hani Vangjelin, “mangiate questa minnestra”
Mesilën e kanë futur se do më lidhi mua me zinxhir, pasi dogji palmën tek Kryeministria.
Agron Duka nuk e ka nxjerr ende nga garazhdi partinë. E kam unë një parti atje po nuk më fute ti në listë, e nxjerr unë partinë. Dhe këtë e gëlltiti komuniteti i PD-së në Durrës, që ka shumë njerëz që janë qytetarë.
Do ta hanë se Agron Duka duhet të jetë patjetër deputet, por për çfarë arsye. Do Agron Duka të bëhet ministër bujqësie, pse, apo se ka më shumë pula e gjela se çdo shqiptar tjetër.