Kryeministri Edi Rama ka komentuar në konferencën e së martës emrat e rinj të propozuar nga Partia Demokratike për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.
Ai i quajti listat e PD-së “një stendë me vazo antike, fosile nuk kanë çfarë të japin më. E vetmja gjë ka qënë që kanë folur në television”. Për emrat e rinj në PD, Rama u shpreh se:
“Prurje e re është vetëm Agron Gjekmarkaj. Është kontribut që largon nga klubet mediatike një personazh turbullues për familjet shqiptare. Por nuk besoj se është një akt i denjë për demokratët e Lezhës”.
Ai kritikoi vendosjen e bujar Leskajt në krye të listës së Vlorës duke thënë se:
“Ka mundësi që oferta e PD-së për Vlorën të jetë Leshkoja i KLSH-së, që përpara Leshkos, Dash Shehi është njeriu më esëll që ka Shqipëria. Leshkon e sheh gota e rakisë dhe dehet.
Çfarë fiton Vlora me Bujar Leskajn, çfarë fiton Durrësi me Agron Dukën? Ju e dini se sa e dua Flamur Nokën, po ai nuk është fare”.
Ndërsa për vendosjen e grave në listën e PD-së, Rama i quajti emra sa për të plotsuar kushtin ligjor:
“Gratë në listën e PD-së janë vetëm për të zbatuar ligjin një në çdo 3 se ndryshe nuk të regjistron KQZ, por nuk përfaqësojnë gratë”.