Lulzim Basha i bëri thirrje qytetarëve të votojnë më 25 prill për të sjellë ndryshimin.
“Çdo shqiptar që do ndryshim të shkojnë në kutinë e votimit dhe të votojë më 25 prill. Kjo është thirrja ime për të gjithë ata që duan ndryshimin, për ju qytetarë që doni ndryshimin ka vetëm një rrugë, më 25 prill të gjithë në kutitë e votimit”, u shpreh Basha në një konferencë për shtyp të martën.
Ai tha se PD, aleatët dhe LSI-ja do të maksimalizojnë votën:
“Të gjitha shtabet elektorale të PD natyrisht dhe në koordinim me Aleancën për Ndryshim dhe LSI-në kanë objektiva shumë të qarta që do çojnë në maksimizimin e votës”.
Basha u shpreh se nëse të gjithë votojnë atëherë edhe “sondazhi më optimist në botë ta mbërthejë dimensionin e ndryshimit të madh që do të vijë që do të jetë dhe momenti i fitores së çdo shqiptari, jo thjesht të koalicionit tonë”.