Rama karahason deputetët socialistë me ata demokrat

Nga Exit News
Rama karahason deputetët socialistë me ata demokrat

Kryeministri Edi Rama ironizoi kryetarët e partive aleate të opozitës dhe kandidatët për deputet të PD-së. Në prezantimin e kandidatëve të Tiranës për median, Rama u shpreh se ndryshimi nuk vjen “Monika apo pa gale të iliri dhe Saliu”.

Rama e quajti kryetarin e PD-së “një dhëndër” dhe aleatët e PD-së si krushqit që janë nisur për në dasëm:

”Janë nisur për dasmë, me kalastrenat e Gon Dukës, me kapsollat e Fatmir Mediut, me faqoren e Dash Shehit, me kecat e Tym Idrizit, me vetullat e Vangjel Dules, me preshët e Tritanit, me kasetat e Salianjit, me peshqirët e Mziut, simiten e Xhaferrit të Durrësit me rakinë e Leskos me gërrnetën e Mesilës, kurrë në historinë e saj që nga 1912 nuk e kanë parë këtë tabor krushqish”.

Ai tha se nuk e frikëson opozita, por “kam vërtet frikë se do të çojnë nga varri Çeço Musarajin dhe të hedhë në gjyq Lulzim Bashën, për të drejtën e autorit”.

Rama krahasoi deputetë e tij me deputetet e PD-së dhe të LSI-së:

Majko dhe Mesila… më kë fiton? Balluku apo Dash Shehu? Një pensionist dhe një pensioniste, një mjek, dhe një mjeke, zgjidhet ky për mos të zgjedhur këto? Me këtë fiton Tirana?

Ministrja jonë e shëndetësisë dhe e tyre (vendos përballë foton e Manastirliut dhe Petrit Vasili).

Po Berati me kë fiton? Këtë e njihni është Ludoviku, që gëlltiti një lugë çorbë dhe ngeli tërë jetën debatikas. Po këtu në Kavajë kush fiton?! “Gridare, gridare, ohoho” (nxjerr foton e Grida Dumës).

Me kë fiton drejtësia, Meta apo Gjonaj? Do të më thoni nuk kandidon për deputet, ky është kryedeputeti i asaj skuadre, etja e vazhdueshme e çon në gulçime të vazhdueshme për të ndalur drejtësinë e re. Parafytyroni sikur me 25 prill të mos zgjidhjet kjo po ky.

Po këtu me këtë fiton Durrës, me Palokën apo Ekonomin.

Me kë fiton arsimi me Evisin apo filaxhanin (Monika Kryemadhi).

Shërbëetori publik i bashkisë Londrës dhe i arratisuri nga bashkia e Kamzës. (Lavdrim Krrashi dhe Xhelal Mziu).
Ja dhe zgjedhja për Korçën, me kë fiton me zonjën majtas, (Olta Xhaçka) apo lakuriqin e natës (Ervin Salianji).

Ky është Leskua në restorant, është në restorant, nga një betejë në restorant, mes miqsh pasi ka përfunduar rakinë e lumit në Vlorë. Dje sikur kishit dhënë dorëheqjen, po sot i kanë dalë avujt.

Mark Marku, ky është ministri i arsimit, s’po flas më.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>