Sondazhi i kryer nga MRB i publikuar në Barometrin Politik në Euronews të enjten, tregoi se nëse shqiptarët do të votonin të dielën, 41% e votave do të shkonin për PS.
Partia Demokratike do të merrte 30.8% të votave, ndërsa LSI 7.6%.
Krahasuar me rezultatet dy sondazheve të mëparshme të Euronews, LSI vërehet se ka një rënie me 2.7%, ndërsa PD një rritje me 2.6%.
Votues të pa sigurt dhe ata që nuk duan të votojnë ishin 17.9%.
Të pyetur se nëse do duhet të votonin patjetër një parti, të anketuarit u përgjigjën:
PS – 48.4%
PD – 38.3%
LSI – 9.4%