Koment: Kur krimi godet drejtësinë e vërtetë

Koment: Kur krimi godet drejtësinë e vërtetë

Dy bashkëshortë, dy prindër, dy punonjës të ndershëm të sistemit të drejtësisë, u kërcënuan dje me tritol.

Arsyeja dhe autorët nuk janë zbuluar, por shpërthimi i tritolit nën makinën e parkuar të çiftit i ngjan një akti mafioz.

Dikush ka dashur të trëmbë Arjan Muçajn, prokuror dhe Gentjana Muçajn, gjykatëse administrative, për të mos bërë detyrën.

Janë dy punonjës të ndershëm të drejtësisë, që jetojnë në kushte normale në një apartment të thjeshtë në zonën e Kristalit.

Në fakt, në kushte fare “modeste”  po të kihen parasysh përfitimet e drejtësisë së korruptuar.

Kjo e bën aktin edhe më të rëndë: të vetmet raste deri më sot kur krimi ka guxuar të godasë punonjësit e drejtësisë, kanë qenë punonjës të përfolur për korrupsion.

Çifti Muçaj janë punonjës të papërfolur e të papërfshirë në veprime të dyshimta.

Arian Muçaj është prokuror pranë KLP-së që heton magjistratët si pjesë e vetingut të tyre.

Pra, një punë që ka për qëllim zbulimin e magjitratëve të korruptuar dhe me probleme me drejtësinë.

Ndërsa, bashkëshortja është gjykatëse administrative ku gjykohen konfliktet e individëve me shtetin.

Prandaj, me gjasa, kërcënimi është bërë ose nga individë të drejtësisë që duan të fshehin të shkuarën e tyre, ose nga individë që duan të fitojnë çështje kundër shtetit.

Pra, kemi të bëjmë me një akt jo vetëm ndaj dy punonjësve të drejtësisë, por një akt kundër sistemit të drejtësisë dhe vetë shtetit.

Nëse ky rast nuk zbulohet dhe autorët të marrin dënimin e duhur, ai mund të jetë një precedent i rrezikshëm.

Arjan Muçaj është prokuror që prej vitit 2015, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, ndërkohë që më parë ka punuar si Oficer i Policisë Gjyqësore.

Ndërsa bashkëshortja e tij, Gentiana Muçaj gjykatëse në Gykatën Administrative në Tiranë ka përfunduar shkollën e magjistraturës në vitin 2002.

Gjyqtarja Muçaj është vlerësuar me “shumë mirë” disa herë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në atë kohë, për profesionalitetin e saj.

Në lidhje me pasurinë e tyre ato deklarojnë të ardhurat vetëm nga pagat dhe seminaret ku kanë marrë pjesë.

Ata kanë në pronësi një banesë të blerë në vitin  2010 në bashkëpronësi me babain e prokurorit Muça.

 

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>