Basha premton ngritjen e ekonomisë pas 25 prillit

Nga Exit News
Basha premton ngritjen e ekonomisë pas 25 prillit

Kryetari i PD-së Lulzim Basha u shpreh se fuqia blerëse në vend ka rënë. Sipas tij kjo ëshët edhe arsyeja pse produktet bujqësore nuk shiten më.

“Arsyeja kryesore pse nuk arrini me i shit është se, e ke pa, fukarallëku është rrit. Fuqia e njerëzve për të blerë ka ra, mezi shkojnë blejnë dy kokrra domate në treg. Ekonomia është tërësisht e shkatërruar”, u shpreh Basha të hënën gjatë një vizite në një fermë në Marikaj.

Pronarja e fermës i shprehu shqetësimin e saj në lidhje me mungesën e subvencioneve në bujqësi nga qeveria.

Ndërsa, Basha i premtoi se “25 prilli është data dhe të gjitha këto prodhime të mrekullueshme ne do garantojmë që të shkojnë në treg dhe njerëzit të kenë lekë për t’i blerë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>