Kryetari i PD-së Lulzim Basha ju përgjigjë Kryeministrit Rama për kandidatin e PD-së në Vlorë Bujar Leskaj.
“Unë i kam rënë pikës mbi i dhe dikujt i ka rënë infarkti kur ka ardhur Bujari këtu se sa vjen këtu nuk e ndan dot nga…”, u shpreh Basha në një takim me banorët e Novoselës, të mërkurën.
Ai shtoi se Rama po “të kishte një njeri si Bujar Leskaj .. do e klononte 12 herë, për ta vënë në krye të çdo qarku”.
“Është në krye të një ekipi që do ju përfaqësojë me dinjitet në parlament dhe do ju shërbejë vetëm ju”, e vlerësoi Basha, Leskajn.
Rama u shprehur, më parë për Leskajn, me fjalët:
“Leskoja me raki e me qofte e do bëhet ansambli polifonik i të dehurve të Vlorës. Leskua është vlonjat, tonin e kemi.