Lulzim Basha, kryetari i PD-së premtoi se “të gjithë fermerët do bëhen kulakë, të gjithë do të kenë para në xhepat e tyre, [..]njësoj si sipërmarrja”. Në një takim në Novoselë të Vlorës, Basha premtoi:
“100 milionë euro subvencione për fermerin për të rritur prodhimin dhe 50 milionë të tjera për të rritur infrastrukturën ku përfshihen fabrikat e vajit të ullirit”.
Ai shtoi se qeveria e tij “do të kemi politika për t’i mbështetur fermerët që prodhojnë ullirin sepse pa ullinj nuk ka vaj. Ta shtojmë prodhimin e ullirit [..]”.
“Në asnjë vendit të botës nuk ecën as bujqësia, as blegtoria, as agropërpunimi pa subvendione nga shteti”, theksoi Basha duke treguar se si qeveria e tij do të ndihmojë fermerët.