Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh se Gjermania mund të përdorë vaksinën ruse Sputnik V edhe pa miratimin e Agjensisë Evropiane të Shëndetësisë, EMA, të premten gjatë konferencës për shtyp për gjendjen e virusit në vend.
Sipas Deutche Welle, Merkel ka paralajmëruar edhe kthimin e një karantine të tretë nëse nuk ulen numrat e të infektuarve.
Ajo u shpreh se deri në prill duhet të administrohen 15, 4 milionë doza vaksine.
Sipas institutiti gjerman të shëndetësisë Robert Koch mvi 3 milionë gjermanë janë vaksinuar plotësisht dhe rreth 7 milionë kanë marrë dozën e parë të vaksinës.
Gjermani pret të marrë përveç, 40.2 millionë dozave të vaksinë ssë Pfizerit, 6.4 millionë doza të vaksinës Moderna si dhe të nisë shpërndarjen e vaksinës së Johnson & Johnson në muajt e ardhshëm.