Kryeministri Edi Rama njoftoi se ndodhet në Stamboll për të marrë doza të tjera vaksinash kundër Covid-19.
Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se:
“Në Stamboll për shumë vaksina🙏 O ia dalim o ia dalim, s’ka tjetër dhe po s’ia dolëm ne askush tjetër nuk ka si ia del dot!”
Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje më një kompani turke për furnizimin me vaksinën kineze antiCovid.
Qeveria ka miratuar të martën edhe aktin normativ për të marrë vaksina antiCOVID nga Kina.
Sipas aktit , marrëveshja për furnizimin do bëhet ndërmjet ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.
Ndërkohë, 10 mijë dozat e vaksinës ruse Sputnik V, që mbërritën në vend të hënën, do të përdoren për të vaksinuar moshat +80.