Kryeminsitri Edi Rama ka njoftuar pasditen e së enjtes, përmes një postimi në rrjetet sociale, mbërritjen në vend të 192 000 vaksinave të para në vend.
Vaksinat janë pjesë e marrëveshjes së nënshkruar nga kryemistri në Turqi për 500 mijë vaksina kineze.
Objektivi është që të vaksinohen gjysmë milion qytetarë brenda qershorit, shkruan Rama.
Qeveria ka miratuar të martën edhe aktin normativ për të marrë vaksina antiCOVID nga Kina.
Sipas aktit , marrëveshja për furnizimin do bëhet ndërmjet ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.