Kurti kërkon pezullimin e çdo veprimtarie privatizuese

Nga Exit News
Kurti kërkon pezullimin e çdo veprimtarie privatizuese

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka kërkuar Bordit të drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) që të pezullojë çdo vendimmarrje që ka të bëjë me privatizimin apo çfarëdo veprimi tjetër që lidhet me ndërmarrjet publike.

Ashtu siç jeni në dijeni, qeveria e re e ka filluar punën këtë javë dhe programin tonë qeverisës do ta hartojmë së shpejti. Në këtë program adresojmë edhe veprimtarinë, kompetencat dhe funksionon e AKP-së”, thuhet në letrën që ka dërguar Kurti.

Sipas REL, në mbledhjen e 25 marsit, në agjendën e AKP-së, kanë qenë një mori pikash, si qiradhënie, shitje apo çështje tjera likuidimi.

AKP-ja kishte njoftuar më 23 shkurt se pas mbajtjes së disa takimeve mes krerëve të  këtij institucioni, kishte marrë vendim që të mos vazhdonte me valën e shitjeve deri në krijimin e institucioneve të reja.

AKP, në mënyrë të vazhdueshme ka qenë e hapur dhe bashkëpunuese me secilën qeveri, zyrtarët e lartë të institucioneve qendrore dhe lokale sipas mandatit të saj ligjor. Kjo praktikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke respektuar në plotësisht kornizën ligjore në fuqi dhe obligimet e ndërsjella me institucionet relevante”, pati thënë Agjencia në njoftim.

Kurti ka thënë se synon të mbyllë aktivitetin e AKP-së dhe të formojë një tjetër institucion për çështjet e privatizimit.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>