Norvegjia pezullon vaksinën AstraZeneca edhe për 3 javë

Nga Exit News
Norvegjia pezullon vaksinën AstraZeneca edhe për 3 javë

Norvegjia do të vonojë një vendim për rifilluimin e përdorimit të vaksinës antiCOVID të AstraZeneca deri në 15 Prill, raporton Reuters.

Autoritetet në 11 mars pezulluan shpërndarjen e vaksinës, pasi 5 individ të shëndetshëm të vaksinuar u shtruan në spital për mpiksje të gjakut, gjakderdhje dhe numër të ulët të trombociteve.

Disa prej tyre më vonë vdiqën.

“Kemi ende nevojë për më shumë informacion dhe më shumë njohuri për të arritur në një përfundim,” tha Sara Viksmoen Ëatle, mjek i Institutit të Shëndetit Publik.

“Tani kemi një shpjegim më të saktë pse pacientët patën këto simptoma … Por ende nuk e dimë nëse shkaktohen nga vaksina. Dhe nëse shkaktohen nga vaksina, pse?” shtoi ai.

Norvegjia është një prej dhjetra vendeve evropiane që pezullojnë përdorimin e vaksinës, megjithëse shumica tashmë kanë rinisur përdorimin e saj me autorizmin e e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA).

Vaksina është pezulluar edhe në Danimarkë një ditë më parë, ndërsa vendet e tjera nordike po e përdorin në grupmoshat më të vjetra.

Pas rishikimit EMA njoftoi  se përfitimet  janë më të mëdha se rreziqet e mundshme. Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu e mbështeti.

AstraZeneca tha se një rishikim i të dhënave të sigurisë nga më shumë se 17 milion njerëz të vaksinuar në Britani dhe BE nuk dha prova se vaksina rriste rrezikun e mpiksjes së gjakut.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>