Shqipëria do të ndihmojë në vaksinimin e mësuesve të Kosovës. Lajmin e dha Kryeministri Edi Rama në një takim me fermerët në Rrogozhinë, të enjten.
“Ne jemi krenar që po ndihmojmë mjektë e Kosovës. Më dërgoi një mesazh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke më falenderuar, se duke qënë që ata morrën vaksinat na kërkoi të vaksinojmë mësuesit e Kosovës”, u shpreh Rama.
Kosova morri më 28 mars, 24 mijë dozat e para të vaksinës AstraZeneca nga nisma e BE-së Covax. Shqipëria ndihmoi edhe në vaksinimin e 500 mjekëve nga Kosova.