Shteti shqiptar duhet t’i paguajë 111 milionë euro biznesmenit italian Francesco Becchetti dhe ortakëve të tij për shpronësim të padrejtë të investimeve të tyre në një televizion privat.
Vendimi është marrë më 2 prill 2021 nga Gjykata e Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) pranë Bankës Botërore. Vendimi nuk është ende publik, por lajmin e ka njoftuar Zëri i Amerikës.
Sipas vendimit të ICSID, qeveria shqiptare, me vendimet e saj, ka shkatërruar investimet e bëra nga Becchetti dhe ortakët e tij në shoqërinë mediatike Agon Set, pjesë e të cilit ishte dhe televizioni Agon Channel.
Beccheti ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Shqipërisë në Austri, deri në likujdimin e detyrimit nga shteti shqiptar