Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosovës

Nga Exit News
Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosovës

Vjosa Osmanin është zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës në postin e Presidentes.

Ajo mori 71 vota në raundin e tretë të votimit. Në raundin e tretë të votimit morën pjesë 82 deputetë, ku 11 vota ishin të pavlefshme.

Të shtunën, për shkak të mungesës së kuorumit në 2 votime, Kuvendi nuk arriti të zgjedh presidentin e vendit.

Po ashtu edhe raundi i dytë dështoi, pasi Osmani nuk siguroi dot votat e nevojshme për t’u zgjedhur.

Përballë saj, kandidat për President ishte Nasuf Bejta.

Pas zgjedhjes, Vjosa Osmani bëri betimin para deputetëve.

Vjosa Osmani ishte kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentit, pas fitores së përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Presidenti i Republikës së Kosovës fillon mandatin pasi të ketë dhënë betimin para Kuvendit të Kosovës.

Mandati i presidentit është pesë vjet, me të drejtë rizgjedhje.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>