Gjendet eshtrat e dy personave, të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, në varrezat masive në Serbi. Lajmi u konfirmua nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën, në një postim në Facebook.
Pesë varre masive u gjetën në dhjetor në qytetin jugperëndimor të Serbisë, Kizevak. Aty u gjetën mbetje njerëzore që besohet të jenë viktima të luftës në Kosovë.
Gjatë ceremonisë përkujtimore për masakrën e 98 shqiptarëve etnikë të vrarë gjatë luftës nga serbët në fshatin Rezalla, Kurti u shpreh se varri masiv në Kizevak, është i lidhur me varrin masiv në Rudnica dhe “ne presim që njerëzit e tjerë, viktimat e masakrës së Rezallës, të cilët janë në listën e personave të zhdukur, do të gjenden [atje] ”.
“Sidoqoftë, kjo do të dihet pasi të kenë përfunduar gërmimet dhe zhvarrosjet në këtë vend, si dhe të gjitha ekzaminimet e nevojshme mjeko-ligjore,” shtoi Kurti në një postim në Facebook.
Gërmimi në Kizevak, afër qytetit kufitar me Kosovën, Raska filloi në 2015 nga të dy ekipet e Kosovës dhe Serbisë, por ato u intensifikuan në javët e fundit pasi u konfirmua gjetjet e mbetjeve mortore më 16 nëntor.
Identifikimi i vendndodhjes së saktë u bë i mundur përmes imazheve ajrore nga viti 1999.
Në prill 1999, 98 civilë shqiptarë u ekzekutuan në fshatin Rezalla. Fshati ka 44 persona të zhdukur. Dy nga këto viktima u gjetën në fshat menjëherë pas luftës, ndërsa 29 të tjerë u gjetën në një varr masiv në Rudnica të Serbisë – një vend afër Kizevak.
Janë edhe 10 viktima të tjera të listuara si të zhdukura nga kjo masakër.
Forcat serbe rrethuan shtëpitë e fshatarëve në Rezallë dhe ekzekutuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj. Vetëm tre i mbijetuan masakrës.
Misin Deliu, një nga të mbijetuarit vdiq në vitin 2019. “Ai mbijetoi dhe jetoi për të treguar [historinë e masakrës],” shkroi Kurti.
Kurti tha se është shumë e rëndësishme që gërmimi në Kizevak të fillojë pas pushimit dimëror, si dhe në vendet e tjera ku mund të gjenden trupat e viktimave shqiptare.
“Ne mbetemi të përkushtuar për të vazhduar punën tonë duke i dhënë përparësi zbardhejs së fatit dhe vendndodhjen e të zhdukurve, trajtimin më të mirë të mundshëm ligjor dhe institucional të familjeve të tyre dhe vendosjen e drejtësisë.
Mbi 1600 njerëz janë ende të listuar si të zhdukur që nga përfundimi i luftës në Kosovë në 1999.