Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Austin, tur vizitash në NATO dhe vendet aleate

Nga Exit News
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Austin, tur vizitash në NATO dhe vendet aleate

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin nis të shtunën një tur për në Izrael, Gjermani, selinë e NATO-s në Belgjikë dhe Britani, lajmëroi Pentagoni.

Sekretari Austin do të takohet me homologë të tij dhe zyrtarë të tjerë të lartë për të diskutuar rëndësinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të mbrojtjes dhe për të forcuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për parandalimin dhe mbrojtjen, ndarjen e barrës dhe sigurinë e qëndrueshme trans-Atlantike,” shkruhen në deklaratën për shtyp .

Ai do të vizitojë gjithashtu Shtabet amerikane të Komandos Evropiane dhe  asaj Afrikane në Gjermani për t’u takuar me trupat dhe komandot e lartë amerikan.

Austin pritet të ndajë me ta vizionin e tij për interesat e sigurisë në rajon.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>