Policia arreston administratorët e kompanisë së bananeve, për kokainën e kapur në Durrës

Nga Exit News
Policia arreston administratorët e kompanisë së bananeve, për kokainën e kapur në Durrës

Policia e Shtetit konfirmoi të shtunën në mbrëmje, përmes një deklaratë për shtyp, kapjen në Portin e Durrësit të 143 kg kokainë.

Ajo gjithashtu njoftoi arrestimin e dy administratorëve të kompanisë Massabi Fruit.

Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit K. X., 30 vjeç dhe E. P., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë,” shkruan Policia.

Kapja e kokainës u bë e mundur pas informacioneve të  marra nga policia në rrugë operative, në bashkëpunim me autoritetet doganore​ dhe portuale.

Kontenieri me banane ishte nisur nga porti i Guayaquil i Ekuadorit dhe kishte bërë tranzit në portin Gioia Tauro në Itali​.

Sipas njoftimit, çështja ka kaluar në ngarkim të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe policia po punon për kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>