Kryeministri Edi Rama telefoni Lindita Nikollën të premten për të përcjellë disa mnga mesazhet e tij.
Telefonimi i kandidatëve të PS për të përcjellë mesazhe elektorale është një nga format e reja që kryeministri po përdor gjatë kësaj fushate.
Ai i tha Nikollës se presidenti Ilir Meta ka frikë nga thirrja që ai i bëri Bashës për bashkim.
Rama tha se në fakt ftesa nuk ka të bëjë për ndarje karrigesh, por për të zbutur gjuhën e konflikteve dhe qëndrua larg nga balta e provokimeve të opozitës.
“Jo diversion, jo provokim, dhe nga ana tjetër çmendet dhe Ilir Meta. Ai ka tjetër hall se mos i shpëton Luli nga zinxhirët se e ka lidh së bashku me Saliun janë në hall tjetër. Nëse bëhet ky debat, duhet me e shpjeguar se kjo është për të shkuar përtej sherrit dhe s’ka lidhje me karrige, pasi PS do fitojë dhe nuk do jetë nevojtare për askënd në sensin e votave, por kjo është ambicia ime dhe ajo që duhet të kemi të gjithë bashkë që ta çojmë Shqipërinë përtej sherrit dhe të jemi një kryeministër dhe qeveri për të gjithë”, tha Rama.