Presidenti Ilir Meta e paralajmëroi Kryeministrin Edi Rama se nëse ai bëhet bashkë me ish-kryeministrin Berisha, “nuk ka spital, që ju bën derman”.
Në një postim në Facebook, Meta ju drejtua Ramës me fjalët:
“Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj ZOTI “RILINDAS”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar.
Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman!
Ndaj respektoni Kodin Zgjedhor dhe boll e tepruat me shkelje se i nxitë faqen Shqipërisë para botës”.