Kosova pret të mërkurën Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, i cili do të dorëzojë në vend 5000 vaksina, sipas një raportimi të Gazetës Express.
Siç u paralajmërua më herët, Várhelyi do të udhëtojë në Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme, së bashku me vaksinat e para COVID-19 të financuara nga Bashkimi Evropian.
Eurokomisioneri deklaroi në rrjetin Twitter se BE u ka qëndruar pranë partnerëve në Ballkanin Perëndimor gjatë pandemisë
“Ne kujdesemi për rajonin, e ardhmja e të cilit është BE,” shkruan ai.
Furnizimi me vaksina, shtoi ai është shprehje e angazhimit dhe mbështetjes sonë të vazhdueshme.